Wednesday, February 18, 2026
BallinaVitrina e libritValbona Hadri-Nuse e Përjetësisë – Kosova ime

Valbona Hadri-Nuse e Përjetësisë – Kosova ime

Të ranë me plumb shekujt,
dhe djajtë me topa,
ti, si fëmijë nga ëndrrat,
me moshë sa Evropa.

Tetëmbëdhjetë pranvera mbi sytë e praruar,
me lirinë e madhe përjetë dashuruar.

Ti linde nga flaka në vatra prej guri,
kryefjala e fjalëve: qëndresa, flamuri.

Betimin e bijve me zjarr pagëzuar,
liria e Kosovës
legjendë e pashkruar.

Në fushat me grurë dhe zërat e të rënëve
kanë mbirë lule gjaku
dhe lotët e nënave.

Nuk mund t’i tretë koha,
s’i mposht dot stuhia;
pranverat kanë ardhur
gjithmonë nga Shqipëria.

Kaq bij e bija për ty jetën kanë lënë,
se ti s’je veç tokë,
por je babë edhe nënë.

Amaneti i brezave që u shndërrua në këngë,
më pas u bë diell
të ngrohë qiellin tënd.

U rritsh nëpër shekuj, siç rritet trungu i lisit,
me qumësht prej Ajkunash
dhe besë prej fisi.

Të pafsha të lirë dhe të fortë gjithmonë
Nënëlokja krenare , Dardania jonë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT