Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Hadri -Radha jote

Valbona Hadri -Radha jote

Ti s’pate kohë të ndalesh gjatë
Të shihje më thellë, mes syve të mi.
Gjithçka që të thoja, ish pa peshë.
Fragmente resh nga qielli gri.

Unë në çdo çast kam qenë pranë teje
Por ti, s’më shihje si prani,
Gjersa u lodha duke pritur
dhe ika larg në pafundësi.

Nuk kam më dëshirë të kërkoj asgjë
Kujtimet më.tek ty s’më çojnë
Jam bëre një gjësend qe s’ndjen asgjë
Një copëz shkëmb, varur mbi hon.

Nëse tani më sheh të heshtur
Mos e derdh kot lotin e vyer.
Është radha jote që të më ndjesh
Të mësosh çdo të thotë një grua e lënduar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT