BASTARDËT
Pezmatime gjuhēsh
rënkojnë mendimesh
Ç’të flasin
kur s’dëgjohen
Nxijnë vetullat e kohës
ditë që s’mendojnë
për mirë
E përflasin të tashmet
se të djeshmet i shkelën
Me gjurmë
që s’kanë shenjë
Ti nxijnë
pa mëshirë
Se s’kanë çtē kujtojnë
Drutharët
të tëra i dogjën
Se nga hiçet erdhën
e u lartësuan maleve
Tek hiqen si heronjtë e heshtur
vitesh
Pa bëma
Bastardët
