CINGRIMË
Cingërimat e kohës
mi cingërisën eshtrat
në shtretër netësh të ftohta
pa mbulojë zemre
E në cingrime të marra
mi grisën mendimet
i zhbënë në
letra pa vulë
e libërlidhje
Ku vijēzimet
e holla paralele
të së nesërmes
u prenë hera herës
në degëzime udhëkryqesh
ku demonët
hodhën valle me dreqër
E shpirtin ma degdisën
në male idhnimi
pa emër
Ku ngjitjet e shpirtit
ishin në lodhje pa lot
se dihatjet ishin kyçur
në kështjella guri, vetmie
Por se heshtjet më kënduan
këngën,puth qiej
fal veten e të tjerë
paqtohu me veten
e rilind sërish me diell..
