Sunday, March 22, 2026
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-Çvirgjërim

Valbona Kolaveri-Çvirgjërim

Çvirgjërim
Dita sot
kish cipën e hollë
dielli e çvirgjëroi
duke përvëluar mbi të


flakë
Dìta u zbeh
nga lodhja e zjarrtë
këmbët ia vari natës


t’ia freskojë
epshin e ndezur
Dita s’ka më zë
të rënkojë
Çvirgjërimin

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT