ËNDËRR QIELLORE
Më sëmbon në asht
Ti,
Ëndërr qiellore,
Që ma përpin dashninë
Kur lotin ma kryp
E më djeg në shpirt
Zotat lus
Dhe nje tjetër ,
Dhe një tjetër,
Më sill
Nga një,
Për çdo natë
Të fundosem qiejsh
Mbi të bardhat re,
Çarçafë të mëndafshtë
Sytë mi deh,
Vezullimesh yjesh
të afshtë
Mandej,
Ehhh mandej,
Le të vdes
Martire dashnish
Ëndrrave të bardha
Mes ëngjëjsh
Pa huazime shpirtrash
Që zemrat i këmbejnë
Pa shkëmbime energjish
