Enigma
Rrathët e mi enigmatikë
me qendër diellin
Me rreze të ndryshueshme drite
tangente me retë
Të pabindurat e idhnimit
kujtojnë të djeshmen
shkallmuar
mijëra formash
ndërthurje gjëndjesh
ekstaza të vetvetes
Duke u parë
në pasqyra njerëzish
të qorruara sysh
pa shkëlqime fytyrash
kornizash
Të mbërthyera në hermetiken
unë ku jam?
që kurrë s’ka fund
të djersisë dhembjet
Sot
pluskojnë në puse
shpirtrash që kërkojnë
të pijnë ç’të gjejnë
ku ka dashuri
Se nesër është vone
shumë vone
të rindërtoj sërish rrathë të rinj
me njëmijë e njëqind
enigma mbi shpinë
