FUNEBËR
Nëse më sundon
Pushteti yt,
Atëherë,
Pa drojë
Edhe më prangos
Qelizë e vdekur
Do të jem,
Pa ujë,
Pa dritë,
Pa rrënjë,
Rrangalĺë
Që më nëpërkëmbë
Nëse unë
Jam robi yt,
Atëherë,
Ti vendos,
Po po vetëm ti
Der atëherë
Do kem vdekur,
Duke të të ndjekur
Sy qorrazi
Zvarrë,
I drobitur,
I ngratē,
I paudhë,
I oagojë,
I pa frymë,
Hu,
I pagdhendur dru
Nëse më marros,
Duke të dëgjyar ty,
I shurdhuar jam
Nxirrmi dhe dy sytë,
Verbërinë më ndill
Se i pandreqshëm
Budalla,
Që kurrë s’mësoi,
I fikur do t’lëngoj
Funebër varresh
Pa mbarim
Do të jem
Ftoihtësi në gur
