GJYSMËBOSH
Shpirtra gjymtyar
Në gjysma të vetes,
Janë në gjysmëbosh,
Harpagonë të unit
Rimojnë në metastaza ditësh,
Gojëprishur,
Në Gjysmafjalësh
Rrumbullakosur
Në gjysmërende ,
Moskuptimesh
Pa limit
Drejt asgjësë
Orientojnë vazhdimisht
Kacavjerrë
Në merimanga sysh
Mospërqafimesh,
Për të dashtë
Ngecur,
Refleksionesh
Ngarkuar rrathësh negativë
Energji
Të kenë zili,
Dhe të shprishin doemos
Barqe që nuk mallkojnë.
