Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-KJO GRUE

Valbona Kolaveri-KJO GRUE

KJO GRUE

Veç n’tesha t’dekës
Ke me m’pa njaç të bukur

Se njat herë e di
Që ke me prit,
Odave burrash,
N’shpirt të ftohun
T’dashnisë

Pritjesh,
E përcjelljesh
Post mortum,
Me m’nderu zotash
Adhurimin tim

Që ta fala kohësh,
Shikimesh të pafjala
Lotësh,
Perlave të derdhun ashtit
Kryp

Regjun,
Zemrës së ngratë
Ke me tjerr tan natën e lume
Gazin e ditëve t’harrueme

Tuj përgju
Kangën,
Qi tu pat ngatrru
Visesh,s’di se ku

Kurrë ma
S’ke me mujt
Sytë për me mi lyp

Me t’diftu
Ku kam me t’hup

Se ma s’jam frymë
Në ty

Veç njat herë,
Ke me e pas hak,
E pak kohë
Për nji kangë vaji

E akullt ,
Kam me t’diftu,
Kur buzën
T’ma puthësh ballit

Prej kurmit
T’fikun së gjalli andrrash
Asht kjo grue gur.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT