Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-KTË VIT

Valbona Kolaveri-KTË VIT

KTË VIT


Ktë vit
Akrepë ëndrrash
Mu zhvendosën ngadalë
Kah diellit,
Ndanë Rozafat
Të ngrohnin
Minuta ,orë dhe ditë,
Der të binin
Ujshëm Bunës
Dhe Drinit,
E të flinin rrëmujshëm
Çakërdisur zemrës
Nën rrjedhë brengash,
Duke takuar mallëngjime hënore
Të kafshuara nga ulërima shpirti,
Për zgjime më të qelqëta
Agimesh,
Pasqyruar sybukurës.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT