Të gjitha heshtjet një nga një
Me kujdes i mblodha ,
Në një grusht kujtimesh
I rendita palë palë me fjalë shpirti
Në letrën e padërguar
Kur i shkrova ngashërimesh
Dhe sot ,këtë letër si relike e ruaj
Si një gjë të shenjtë,
E që mbart thellë në vete një magji,
Ajo që për mua dikur qe krejt e huaj
Sot ruhet si një heshtje që kohën ngadalē
E mbërtheu në dry.
