Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-MË DUHET KJO DASHNI

Valbona Kolaveri-MË DUHET KJO DASHNI

MË DUHET KJO DASHNI

Më duhet kjo dashni,
Dhe dy sytë e tu
Plot dritë

T’më puthin ëndrrën,
Çdo natë
Nën qiej magjish

Kësaj vjeshte harlisur,
Hënës së plotë,
Të gugas me gaz

Le t’më lidhet angështimi
Për grykë,
E frymë, të mos marr

Kur më nanuris në shpirt
Me lule fjalësh,
Pa u ndal

Më duhet kjo dashni,
Të shtriqem n’të paqtimesh,
Çdo ditë
E çdo natë.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT