Dita nuk flet më për ty
Orët po degdisin larg
Qylymi kohës minutat
Shkund me hov
E humbur jam vetmisë
Kacavjerrë mendimesh
Zhubrosen ndjenjat
Vitesh
Tek të ndjek shikimin
Krahasoj shēmbëlltyra vargjesh
Nëpër numra fjalësh
Të rendis
Vargu i shpirtit
Funksionon pa rregull
Memorie shpirtit në dremitje
Nëpër ëndrra natës
Memece
Nuk po i psherëtin mē zemrës
