MES NESH
Mes racionales,
Dhe iracionales,
Gjithmonë një bosh
Ndërmjet në prerje
Kur s’ka miqësi reale
Mes teje dhe meje
Në skiç,
Një hapsirë për ndarje
Një urë ylberi,
Shkërmoqet
E zhbëhet në ngjyrë,
Mes të pathënës dhe fjalës
Mes zemrës,
Dhe syve
Tejçohet një dritë
Në mes nesh,
Kur ka dashni
