Monday, October 13, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-MOSMIRËNJOHËS

Valbona Kolaveri-MOSMIRËNJOHËS

MOSMIRËNJOHËS

Ti
rracë e gjorë
buzëhollë


Që përpin
në damar të gjakut
si ushunjëz


Ti
që në ngrehinë të shpirtit
veç nam


E n’shtojzovelle të synit lëpin
si zonjë butësisht
kur ke nevojë


Ti
që të ç’armatos zemrën
n’mashtrim
e me lot krokodili qan


Ti
që pregatit helmin majë gjuhe
të shtrëngon për mes
gjarpērushe


Ti
harpagon qe veç merr
e sjep
ndër duar dashnish


E lut mort
kur ske dert


Ti
Judë
që ther zemër tejpërtej
e thyen copë më copë brinjë
për shpir

t
Ti egërsi gllabëruese
molepsu larg


Mosmirënjohës
pa ZOT

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT