Me fenerët e mëndjes,
Syri i tretë,
Po sheh një tjetër
Brënda meje,
E po prapë,
Tèk kërkoj sërish
Me një tjetër sy,
Aty gjej të fshehur
Jo mua,
Por,
Një tjetër grua,
Atëherë
Githë fenerët ndez
Të di më shumë,
Tek dritat brënda vetes
Ndezur mbaj,
Më në fund arrij
Të shoh,
Se cila në vërtetë
Jam unë.
