Monday, March 9, 2026
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri -NUK SHËMTOHET KURRË DASHNIA

Valbona Kolaveri -NUK SHËMTOHET KURRË DASHNIA

Nuk shëmtohet kurrë dashnia,
As sytë e mallit
Që e lypin atë gjithkund,
Dhe aty ku ajo s’gjëndet


Shëmtohet
Vetëm ai shpirt që ka harruar,
Një shpirt tjetër,
Që mendonte se atë e kishte


Nuk shëmtohet kurrë dashnia,
As puthjet që për të kurë s’i jep
Dhe pse sytë përqafen së largu


Shëmtohet vetëm një shpirt,
Kur për një tjetër shpirt
Nuk vuan,
Dhe tjetri shpirt
Digjet tuj dasht pa dit.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT