Thursday, February 19, 2026
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-ORËT

Valbona Kolaveri-ORËT

Orët po ngarkojnë kohët
Me kodime shpirtrash,
Tashmë fjalët
Po humbasin gjurmët
Klithmash

Vështrimet ,
Po tentojnë të zhduken,
Zemrat nuk po rrahin më,
Me tempin e syve
Që shkëlqejnë

Orët
Po çedojnë rrjetesh
Kohësh mes klonimesh
Koduar chatesh,
Smipesh,
Dhe imeilesh

Veç kod etike e veshjeje
S’mbeti,
Komunikimi u zhbë
Shkurtimesh,
Syprinave të smarteve
Koduar kodimesh.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT