Saturday, March 7, 2026
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-PËRBALLË

Valbona Kolaveri-PËRBALLË

PËRBALLË

Unë
jam në një luftë
përbri meje
ushtarë të panjohur
të vetvetes


Ne llogore tē mendjes
më sulmojnë
t’më bindin
të jem unë
pa urrejtjen


Ti
në një luftë
përballe teje unë
kundërshtari yt
i pabindur
më qëllon
me plumba fjalësh
mbi male urrejtjesh


Unë
jam në një luftë
urrejtjen ta vras
përpara se t’më mbys
Armët e durimit


i kamë vënë në brez
Ti në luftë me mua
urrejtja jote
madhështia jote


Cili do të gjeje paqe vērtetë?
Le të luftojmë me vetvetet
të kuptojmë nga vijnë kundërshtitë
V.Kolaveri

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT