Monday, February 23, 2026
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-PËRMBUSHJE

Valbona Kolaveri-PËRMBUSHJE

PËRMBUSHJE

Hëna e plotë
E drerit të kuq
Më drejton të jem
E përmbushur

Harpoj sytë
Drejt qiejsh,
Ku fushave të diellta
Ndrij

Në vetëdijen time,
Pretendoj
Të jem vetja
Mbi çdo qëllim

Të mos e humb
Krenarinë e të qenurit unë
Për asnjë arsy

Dhe fëmijën
Brënda vetes
Tē mos e tres
Në kosh të pavërtetash
Ku kalbësitë
Presin riciklimet nga të tjerë

Unë gaboj,e rritem
Sepse guxoj
Me veten
Ngrihem mbi vetet
Për t’u ndier
Më pas e lirë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT