Përpëlitem në sytë e tu
si rremat e varkës në ujë
i kundroj së largu
mungesë
Përpëlitem
në retinë të regëtij
dritë
vozis shpirtin
thellësish
mall
Përpëlitem aty
male dashnije
përpij
e n’ta i rrëshqas lehtë
mbi ta pasqyrimi im te flejë
mjelmë
Përpëlitem e drobitun
të shndrijë mbi ata sy
e paqtë
Dashuri
