I grisa të gjitha pritjet e mia,
Guximin të shihja përtej çka thuhej
I fshiva si në dërrasë të zezë gjurmët nga një shkumës
Zemrën që shfletoi çdo ditë
Nga një dilemë për ty,
Të gjitha kollitjet e netëve të sëmura që lëngonin mendueshëm,
I skanova deri tek pritjet bronkite
Që harruan t’i flisnin angështitë
E faturova pritjen time
Në pritjet e përtejme,
Përtej iluzionesh,
Përtej pavdeksive,
Në zarfet e lutjeve të shpirtit
E vulosa me dyll magjie sysh.
