REFLEKSION
Reflekse drite
Zhbjerrë ndër mure
Lëmoshk myshqesh
Kacavjerrë
Nëpër çdo zgafellē
Që çirret e gërthet
Dalë prej hiçit
Vektorë pa adresë
Kah shpirtit u zbehen
Pa dashtë
Në dhimbje sysh
Hutohet dita
N’shkapërcime fjalēsh
E fiket
ndër drita të errëta
Inflamacione dhembjesh
Kocka shpirti
Po brejnë
