RENDJE TË ERËTA
Ti lule e bukur
Prit të rritesh pak
Mos harbo pas erës
Në tundje të lehta
Të marros,
Të tërheq nga pak
Në laqe të befta
Të zë pritë,
E të këput pa takt
E bukur
Ti më s’mbetesh
As aromë s’të le
Në rendjet e erëta
RENDJE TË ERËTA
Ti lule e bukur
Prit të rritesh pak
Mos harbo pas erës
Në tundje të lehta
Të marros,
Të tërheq nga pak
Në laqe të befta
Të zë pritë,
E të këput pa takt
E bukur
Ti më s’mbetesh
As aromë s’të le
Në rendjet e erëta
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2021 Gazeta Ciceroni
