SE TË DUA TY
Nuk u sos durimi im
Asnjeherë,
Dhe pse është një fletë
E shkruar gjurmë, më gjurmë,
Nën belbëzime fëmijësh
Qirinjsh, që digjen lutjesh
Nuk harrohet asesi,
Se,në trekëndësha dhembjesh
Fiksova brinjët e mia,
Tek numëroja minutat
Të iknin ,
Pasthirrmash të mekura
Trokitjesh pa emër
Mundimet
Nuk më mposhtën,
Tek mësova të të doja,
Se bëra pakt me natën
Tek fshihesha frikërash,
Skutave të zemrës
Ndërkohë,
Lotët ia falja hënës,
Ndërsa e plota e saj
Mbushej stinësh idhnake
Ja si sot,
Këtë fund nëntori
Më kthehej gjithherë me stuhi,
Dashurinë ma përgjysmonte
Duke më dyfishuar dhembjen
Nuk donte t’ia dinte
As për pemët
E pritjes së gjatë,
Se ti do të vije
Me mallin e dikurshëm
T’më mbështillje,
As për udhëtimin
Që ndërmorëm ,shpirtrash
As për xhelozitë
Gjethesh,
Që vareshin degësh
T’na përgjonin sytë,
Der të binin fundesh
Dhe unë,
Sërish i falem asaj
Hënës,
Të më ruaj sekretin
Arkapiave resh
Dhëmbjen
Të ma shkërmoqë
Gjysmimeve të saj
Se të dua ty
