Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-SHTAT PASH NË DHE

Valbona Kolaveri-SHTAT PASH NË DHE

SHTAT PASH NË DHE

Të kam fshehur zemrës
Shtat pash nën dhe,
Me dhëmbë shpirtit
Kafshuar nën be

Ndër letra të pashkruara
Heshtjes të flas,
Mendimesh
Djegur për ty,
Dergjur pritjesh,
Larg

Ti,
Harrimesh
S’mund të mbetesh,
Vrug i ndjenjës sime
Ani pse koha nuk na desht

Se,tek ti
Udhët e zemrës mora
Ti qëndisja
Me fije ylberi

Të të vija e blertë,
E mjelmët,
E zjarrtë,
E kuqe si shegë

Lëng
I’u shtrydha shpirtit
Melhem,
Pezmën me ta shëru

Ndërkohë
Që vetes
Murosur rri,
E ngurtë,
Kalasë sime të ftohtë,
Dhembjesh
Që s’të kam

Ku humbe?
Eja për tek unë
Dashni..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT