SI MUND
Si mund
Të më duash aq pak
Ti,
Shkallmore ndjenjash,
Kurorë vetmitare
Kurse unë,
I shkriva gjithē diejt
Për ty
Dhe qiejt ,
I mora mbi shpinë
Muzgjet e netët,
Ti mpaka nën puthje
Ditësh,
Mes sysh tu harkova
Dritë
Udhës së mjegullt
Të ndijimit mos u fshih
Pasqyrash
Lakmitare pa andrra
Brinjësh pa frymë
I përpiva mbi vete
Gjithë detet e dhembjeve
E prap ,
Përqafjesh ngrihem
E guxoj,
Të dua sërish,
E sërish
Dhe sërish të them
Si mund
