SKELA NDËRTUAR NJË JETË
Fillim
I njē muri tē ri
Të vërtetash,
Lidhur me skela
Ndërtuar një jetë
Brënda vetes,
Tentojmë zemërlidhur
Tek ngjitemi ngadalë,
Tē mos shohim mbrapsht
E të fundosemi sërish
Nëpër kohët humnerë,
Ndjenjash ,asfiksimesh
Shpirt më shpirt
Tentojmë të ringrihemi
Për vetet,
Me njëri tjetrin përballë,
Gjykuese heshtja
Tek na përpin
Mes shigjeta sysh,
Që presin të thyhen
Ndër harkime të tjera dashnish,
Për një tjetër shkallë këndvështrimesh,
Horizontetesh,
Duke marrë mbi shpinë
Pyetjet
Ku ishim dje?
Ku e lamë?
Dhe me një thes gabimesh
Për të mos i mbajtur barrë vetes
Si justifikim
Se s’ishte e thënë më
Për më tutje
