SONTE
Sonte,
Më shpuan ëndrrat
Me bajonetë luftrash
Sonte,
Veshët më këmbuan fort
Me gjëmime ferri
Sytë,
Më panë flakë shpirtrash
Rrëmbyer ,
Që digjen mes lutjesh,
E fiken kobshëm
Prej një lumi të vdekur
Tërhequr mendimesh
Mes telash gjëmbaçë,
Lebetitjesh
Sonte,
E gjithë nata
Ngriu bashkë me mua
Se toka kish zenë plasë
Sonte,
Ëndrrat, dëshirash
Më shëndërruan
Aladin me llampë ndêr duar
Guxova,
Ti thyeja dhëmbësh ,
Dhembjet apokaliptike
Që kafshojnë kobshëm
Ndër damarë
Që kur të zgjohesha
Zhgjëndërr,
Agimet e paqta
Fluturimeve pëllumbash
Të kishin zbardhë
