Friday, March 13, 2026
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri -Sorrat

Valbona Kolaveri -Sorrat

Sorrat

E trembën sorrat mëngjesin
duke grisur pemët
me çakërdisjen e natës

Zogjtë
i mbytën cicērimat
në pus

Në pasqyrimin e vetes
mbi ujë
panë sorra e u frikēn

Sakaq sorrat
shkojnë e vijnë
në fluturime te mbrapshta
si babëzi e krisur
të hanë ç’të gjejnë

Mjeranet
veç të mbjellin ters janë

Dhe ditës ia morën dritën
me të zezën korb

Sa ters
kur do zhduket
kjo e keqe farë

Të mërzitshmet..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT