Sot
Dje
mërzitë
male ngarkuar
mbi re
Thepisur mbi gjokse
Thikë
e mbi boçe
mu shkërmoqen
si misër
Dhe u derdhën
lot
ti pija me një hop
të idhëta më erdhën për be
zehër që më brejtën në kockë
dhe unë
që iu solla rreth
pi e qesh e qesh
e qaj dhe qesh
të lidhura lak për fyt
fjalë që mu zunë në grykë
që si thashë askund
sot
ngas ditën me ngut
e shaloj si kalë me vrull
të le mërzisnë ndër udhë
e s’qaj ,e qesh,
e kam gaz mbi buzë
Tjetër sot jam unë.
