Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-Statujë

Valbona Kolaveri-Statujë

Statujë
Monumenti i Trupit antikiteti
statujë
ndër gjurmë
si dikur e paprekur
shpirti rrëmujë ëndrrash
që kanë ngrirë kohësh
Qiejsh
thyhet rreze diejsh
në pasqyra të zemrës
gurë të murosun
mallesh
sy që zhbirojnë
e copëtojnë mugesat
largësi
E shohin
lot që skanë shpirt
të rrëshqasin ndër mure
statike.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT