Monday, December 29, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-TË SHO ME SY ZJARR

Valbona Kolaveri-TË SHO ME SY ZJARR

Të shoh me sy zjarri,
Dhe veten ,
E lëshoj në gjëndje të lirë,
Me shpirtin e një fëmije
Në fluturimin qiellor të gjej besimin tënd


Pambarimisht lutja ,
Sfiduese pritja,
E dlirët shpresa tek vija drejt teje,
I bukur shpirti që më falet


Monopate vetmie,
Më treguan
të vërtetat e pritjes
Qe ti,
Je aty për mua,
E më bekon në çdo frymë lutjeje


Dhe më shtyn ,
Me guximin të mos ndalem asnjëherë,
Të të besoj
Në energjinë tënde,
Që më rrethon e artë
Si kurorë mbretërie.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT