Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-TEJMBANË SHPIRTIT

Valbona Kolaveri-TEJMBANË SHPIRTIT

Tejmbanë skutave të shpirtit
Treten
Gulçimave të harrimeve

Sundukë,
Tē pluhrosur
Nga lëndime kohësh
Dehur,
Morte fjalësh
Të pashoqe

Ndezur,
Mbahen sysh ende,
Pasqyrime drite
Që thërrasin shpresë

Tek flakojnë
Të ndezin,
Relike kujtimesh të pashoqe
Mirësie

E të zhbëjnë
Mbipesha çastesh,
Të fryra egosh
.
Mbivendosje të çrregullta
Emocionesh,
Pa rregull,
Vargëzuar hijesh

Në formula zemrash
Relatvisht e dëndur,
Marrezi e tyre e padenjë

Përsëritur dhëmbësh
Jargë,
Funksionesh,
Që veç gërryejnë palcë

Gijotinë gjuhësh,
Që përpijnë ëndrra
Çmënden

Se sytë e ditëve lakmitarë
Nuk u ngopën duke parë judët,
Abembanë

Që zgërdhihen dhembjesh
E lëmojnë brinjë lëndimesh

Nëpër ballo maskash
Pa princër ,e princesha

Për ta,
Edhe muret heshtën,
Babëzisë së tyre

Se lutjet,
U fashitën këmbanave,
Kur bien

Dhe presin,
Mëkatet që tu falen
Rishtaz

Por judët,
Mbllaçisin fetusët e tyre
Dhe i vjellin udhësh

Se nuk kanë fe,
Dhe pse gjithnjë luten,
E as zot mbi vete.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT