Tuesday, January 27, 2026
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-TROKËLLIMË

Valbona Kolaveri-TROKËLLIMË

TROKËLLIMË

Troku i shpirtit
po kalëron
harbuar


Bregut të zemrës
me hapa të marrë
sipërfaqesh amorfe
trokëllin


Shkumë mendimesh
po më dallgëzojnë
valë rebele


Rraskapitem
nën zhurmime të vetes
dallgēzimesh pa zë


Der të zhytem
në ngashërime të nënujshme
misteresh tē pabindura


Që marrin revan
në ëndrrat e pafjetura


sirenash që kēndojnë
prekjen e tokës së humbur
paraleleve të së vērtetës

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT