Tuesday, January 27, 2026
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-UNIKE

Valbona Kolaveri-UNIKE

UNIKE

Oshëtin zemra e fajit
këmbabat e ndërgjegjes
buçasin papushim


Bam Bam Bam


E përplasen
mureve të shpirtit


Të tregojnë
gjysmëhije të vetes


Në zgripet
të jesh
a mos të jesh


Ku udhës së largët
vetja shkon e vjen


Në gjykime
të mbarsuna
me mllef


Dhe hera herës
mosdijet të na ngërthejnë
morsë


E harrojmë të jemi
vetet
UNIKËT


Më të bukurit në botë
Që duan vetet
pa kushtet e të tjerëve

Që ta ngrenë në piedestal
të memorizuar
mermer


Të harruar me vetet


Ata veç dashurojnë
e dhurojnë shpirt..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT