Monday, April 6, 2026
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-VALLJA E DRITËS

Valbona Kolaveri-VALLJA E DRITËS

VALLJA E DRITËS

Në membranë të ditës
Shpirti,
Po bredh hareshëm
Vallen e dritës


Atë të përhumbjes
Ngazëllyesen
Ku zemra rimerr forcë
Në majat e triumfit


Aty
Ku dashuritë
Luajnë kukafshehti
Me qiejtë


E Zanat,rropasin
Ngjethshëm mishin


Mendimet
Kanë filluar të gugasin
Bardhësi pëllumbi


Këmbanoret e lutjeve
Po lëkundin
Puthjet e natës
Nën lëkurë


Hyjtë
Po tundin djepat
E zemrave që kërcejnë


Vallen e dritës
Vallen më të bukur
Ku tupanët godasin
Furishēm zemrat ..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT