Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-VEÇ ATËHERË

Valbona Kolaveri-VEÇ ATËHERË

VEÇ ATËHERË

Mugëtirë resh
vërshon rrebeshesh
mbi qiej zemre
që dridhet në heshtje


E fshihet
në çadër vetmie


Të këndojë
të pazëshmet

kujtimet e mallet
të hedhura
në shporta të derdhuna
vajesh
të shpirtit


Që bien të marrosura
çarçafëve të qiellit


Ku të nesërmen
presin të ndërrojnë
veç fjalët


Për një këngë
tjetër po njësoj


Der shiu i malleve
të pabindura
të pushojë


Veç atëherë
del dielli
dhe fillon një këngë
e re

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT