Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritValentina Muka-Gjethja e vetme,

Valentina Muka-Gjethja e vetme,

Ecte mbledhur në, ditë të errëta,
Zbrazur rrugët, kurrë më të shkreta,
ditë dhjetori, të mbledhura, gri,
rrudhave të shpirtit të saj,
mundoheshin t’i bënin shoqëri.


Një gjethe e vetmuar në pemë,
era mundohej për ta përkundur,
më pas ta hidhte në tokë,
si motrat e saj, limon të shtydhur.


Përbri një cerdhe zogjsh e vogël,
dukej e zbrazët, e vetme bosh
në atë muaj pa jetë dhjetor.
Përkrah saj dukej që
dhe me shumë vështirësi,


gjethja e vetme, tharë, në pemë,
mundohej me të gjitha forcat,
edhe e vetme ti jepte shoqëri.


Priti gruaja shpirt-plasur, zemër-mirë,
aty mori në moment, një zotim ,
kaluan disa minuta mbase dhe orë,
shoqëri t’i bënte gjethes heroinë
derisa të binte lehtë, lehtë në tokë….

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT