Real Madridi ka fituar në frymën e fundit duelin përballë Athletico Bilbaos.
45 minutat e para nuk dhuruan shumë, por në të dytën Reali u lëshua në sulm me të gjithë artilerinë.
Pas një ore lojë, Bellingham gjuajti fort, por goditja e tij u prit nga Simon, ndërsa vetëm shtatë minuta më vonë, topi u ndal në shtyllë pas gjuajtjes së Valverdes.
Në minutën e 80-të, Vinicius e tundi rrjetën e kundërshtarit, por goli iu anulua për pozitë jashtë loje, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa festa shpërtheu në “Bernabeu” tek në minutën e 93-të, kur Valverde shënoi një super gol.
Me këtë fitore, Reali gjendet në vendin e dytë me 69 pikë, katër më pak se Barcelona që është në të parin, ndërsa Bilbao pozicionohet në të katërtin me 57 pikë./Klan Kosova.tv
