Një punonjës i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda që ka marrë si pasojë e një incidenti që ka ndodhur në Termocentralin Kosova B.
Sipas njoftimit vdekjen e tij e kanë konstatuar ekipet mjekësore që kanë dalë në vendngjarje.
“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.), njofton me keqardhje të thellë se sot, në termocentralin ‘Kosova B’, ka ndodhur një incident i rëndë, ku është përfshirë një mjet transportues kamion dhe një punonjës. Si pasojë e këtij incidenti, një punonjës mashkull kosovar 55 vjeçar ka pësuar lëndime të rënda. Në vend ngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat kanë konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se autoritetet përkatëse janë duke trajtuar rastin në përputhje me procedurat ligjore
