Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmeVdesin tre anëtarët e familjes nga Kosova që ranë në lumin Lepenc...

Vdesin tre anëtarët e familjes nga Kosova që ranë në lumin Lepenc të Shkupit

Tre anëtarët e familjes Pacolli që ranë në lumin Lepenc afër fshatit Orman të Shkupit pas një aksidenti me veturën e tyre janë gjetur të vdekur.

Lajmin e ka konfirmuar kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook.

Ai nuk ka treguar nëse ka lidhje familjare me këtë familje, por Shkëlqim Pacollit, pasagjerit që ishte në veturë e që shpëtoi, i ka dëshiruar shërim të shpejtë.

“E përjetoi me dhimbje tragjedinë e familjes Pacolli, këtë mbrëmje në Maqedoni ku Naim, Merita dhe Ermal Pacolli, humbën jetë. Zoti i mëshiroftë të ndjerët e Shkëlqimit i uroi shërim të shpejtë.

Lutem për këtë familje!”, ka shkruar Pacolli.

Raportohet se 21 vjeçari ka kërcyer nga vetura e tipit BMw që u aksidentua pranë Gurit të Zi, te tuneli i Shkupit.

I njëjti është duke marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Shkupit.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT