Saturday, April 11, 2026
BallinaLajmeVëllezërit raportojnë në polici se dhëndrri po ua rreh motrën

Vëllezërit raportojnë në polici se dhëndrri po ua rreh motrën

Në stacionin policor të Prishtinës është raportuar dje një rast i dhunës në familje.

Indeksonline raporton se dy vëllezër kanë raportuar në polici se dyshojnë që dhëndrri i tyre, F.Selimi, po ushtron dhunë ndaj motrës së tyre.

Të njëjtit thonë se dhëndrri i tyre edhe i ka kanosur.

Policia ka shkuar në banesën e të dyshuarit, të cilin bashkë me bashkëshortën i kanë shoqëruar në stacion policor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është iniciuar me dy vepra penale: “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT