Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritVera Abdyli-Dielli mallkon...

Vera Abdyli-Dielli mallkon…

Dielli mallkon…

Shumë herë sikur m’thërret,
tingujt e brenda, thrrasin e plasin,
ndahem për paqësorin!
A je ti apo
pritja e ngjyruar n’gllabadan vitesh
Dëgjimi u dobësua,
veshur n’tinguj të zhbërjes
tik takët e një krahërori, ulurijnë…
turma e mengjezit, na takon
prap tik takët shpejtojnë,
Xhevahir pedanterie, n’kalim!
shigjetat bëjnë kontakte
themberat dhe floku, t’çakorduara
shpejtë iken n’hapa balerine
e ç’kuptim kane vallet pa shiques …?
Une dhe këmbana,
ai ra ne prage të deres,
ishte pesë në dymbëdhjetë,
moshë e thyerë,si degë qeparisi
pse qanë një njeri masiv:
herë për ikjen e qenit shtëpisë
herë për gjyshin pa 100 cigare
herë për kafet e rakisë
e herë herë këmbngulë;
Vetëm nga shiu i zemrës tënde
Katandisem unë, yjet,
dielli zbardh dashurinë
N’pikat e zeza ndoq flakët!
kot i thërret pajtimit,
në beharin e flokëve tu…
dielli mallëkon ëndërrat tua!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT