Wednesday, March 18, 2026
BallinaVitrina e libritVera Abdyli -S'ka si ty moj s'ka si ty

Vera Abdyli -S’ka si ty moj s’ka si ty

I sprovuar n’det dashurije
Do t’a thoja një fjalë për ty
I perthurur, vargjet u tretën
*Ma e mira goce je ti!
S’kam një fjalë prej skofiari
Fjalët ngjizur, një pikë dashuri
Gju më gju i ndërrojmë shikimet
Rreth oxhakut, gatuan ti
*S’ka si ti dhe një hyri!
Ti më thërret me fjalë të ëmbla
O Myrad që rrëzon ditën
Një kimi gjithë melodi
T’a them si me thotë sot zëmra
*S’ka si ty moj s’ka si ty!
Netëve vona, votra prush
Mishi perflakur, rakija m’treti
Seq me ke një pikë nën gushë
Fjalët në fyt…u bë qameti!
Do t’a them …jam bërë i varur
Mendja më iku, zjarr në gji
T’betohem….n’vartesi!
E pa ty nuk ndërroj një çast, një hap
Prushi n’zemër, fjalët varfëruar
kam një hall që ndizem flakë…!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT