Sunday, February 22, 2026
BallinaSportVetëm 23 vjeç, ndërron jetë lojtari kroat pasi pësoi një atak në...

Vetëm 23 vjeç, ndërron jetë lojtari kroat pasi pësoi një atak në zemër në stërvitje

Një tragjedi në Kroaci ka rrënuar botën e futbollit.

Marin Cacic, futbollisti kroat, vetëm 23 vjeç, ka ndërruar jetë të enjten, pasi pësoi një atak kardiak gjatë një seance stërvitore me klubin e tij, NK Nehaj.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ekipi në llogarinë zyrtare në Facebook.

Sipas Marcas, lojtari u dërgua në një spital aty pranë teksa mjekët e futën atë në koma.

Që atëherë, ata u përpoqën të bënin gjithçka që ishte e mundur për të, por që ishte e kotë.

Mediat e përshkruajnë Cacic si një lojtar me projeksion, që e kishte nisur karrierën me disa paraqitje me Rijekën.

Pasi kaloi një sezon në Itali me Isernia në Serinë D, ai u kthye në Kroaci për t’iu bashkuar NK Nehaj, i cili do të ishte klubi i tij i fundit.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT