Friday, January 23, 2026
BallinaSportVieri: tregon dy futbollistët që do të shesë Interi këtë verë

Vieri: tregon dy futbollistët që do të shesë Interi këtë verë

Ish-sulmuesi i Interit dhe Italisë, Christian Vieri ka zbuluar detaje interesante në lidhje me merkaton në dalje në klubin zikaltër, teksa nuk ka ngurruar të zbulojë edhe emrat e futbollistëve që do të lënë Milanon këtë verë.

Duke cituar burime të tij brenda klubit zikaltër, Vieri deklaroi se Interi ka vendosur të shesë mbrojtësin Milan Skriniar dhe holandezin Denzel Dumfries, për të siguruar paratë e nevojshme për ekuilibrin ekonomik.

“Nga burimet e mia brenda klubit zikaltër, te Interi do të shesin dy futbollistë, mbrojtësin Milan Skriniar dhe holandezin Dumfries. Të dy kanë oferta nga klube të ndryshme dhe do të largohen për të siguruar paratë e nevojshme për ekuilibrin ekonomik të klubit. Më kanë konfirmuar gjithashtu se janë gjetur edhe zëvendësuesit e tyre, por edhe futbollistë të tjerë që do të përforcojnë ekipin”, deklaroi Vieri.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT