Monday, October 13, 2025
BallinaLajmeViktima e aksidentit me fatalitet në Pejë është vëllai i Gjestit

Viktima e aksidentit me fatalitet në Pejë është vëllai i Gjestit

Viktima e aksidentit tragjik që ndodhi sot në fshatin Qungur të Pejës është vellai i reperit të njohur Besart Kelmendi – Gjest

Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00, kur një veturë u përplas me një katërçikletë, duke lënë një person të vdekur dhe një tjetër të lënduar rëndë.

Zëdhënësi për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, kishte konfirmuar më herët aksidentin:

“Rreth orës 14:00, në fshatin Qungur të komunës së Pejës ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një katërçiklete. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e një personi në vendin e ngjarjes dhe lëndimin e rëndë të një tjetër, i cili është dërguar me urgjencë në QKUK.”

Ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitet dhe te fansat e reperit Gjesti, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit vazhdojnë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT