Saturday, December 27, 2025
BallinaLajmeViktimat e aksidentit të sotëm tragjik: Dy nga Ferizaj, dy nga Shtimja

Viktimat e aksidentit të sotëm tragjik: Dy nga Ferizaj, dy nga Shtimja

Në orët e mbrëmjes së sotme, një aksident i rëndë ndodhi në rrugën magjistrale Shtime-Ferizaj, me ç’rast katër persona mbetën të vdekur.

Sipas informatave që ka siguruar Klankosova.tv, tre nga viktimat janë të moshës së re, ndërsa për të katërtin ende nuk ka ndonjë informacion.

Dy nga të vdekurit janë nga fshati Mollopolc i Shtimes, kurse dy të tjerët nga fshati Dremjak i Ferizajt.

Sipas burimeve brenda Policisë së Kosovës, arsye e këtij aksidenti të rëndë dyshohet të ketë qenë shpejtësia e madhe e automjeteve.

Kanun Veseli, zëdhënës i PK-së për rajonin e Ferizajt, ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.

“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes. Ekipe të Emergjencave janë në vendin e ngjarjes. Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet. Për informata tjera do të njoftoheni me kohë”, thuhet në përgjigjen e Veselit për Klankosova.tv.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT